Profesori Universitar këshilon se si të mbrohemi nga rreziku i nxehtësis së Verës

Published on 27-06-2017

Në një shkrim special për gazetën Lajm, profesori Universitar, Dr.med.Besim Memedi PhD, ka dhënë disa këshilla për të gjith qytetarët se si të njejtit të mbrohen nga nxehtësia e verës.

Shumica e dëshirojn stinën e Verës sepse është e nxehtë, por ajo sjell edhe rreziqe për organizmin.
Nxehtësia (vapa) mund të shkaktojn goditje serioze për shëndetin, të cilat mund të jenë potencialisht fatale.

Më shpesh të rrezikuar janë: personat që punojn në vende me temperatura të larta, të moshuarit, gratë shtatzane, foshnjat dhe fëmijët, individët me sëmundje kronike.
Tek grupi i individëve me SËMUNDJE KRONIKE bëjnë pjesë këta lloje të diagnozave:
• Sëmundjet e zemrës
• Hipertensioni
• Asthma bronchiale
• Bronkiti kronik
• Diabeti
• Çregullimet psikatrike si p.sh Shizofrenia, Depresioni etj.

Edhe disa medikamente mund të rrisin rrezikun për goditjet nga nxehtësia : p.sh barnat diuretike, antihistaminikët dhe antidepresivët.
Faktorët tjerë që ndihmojn të keqësohet situata nga vapa janë : obesiteti (mbipesh trupore), veshja e gabuar e rrobave, mbimotivimi tek sportistët etj.

Shenjat më të shpeshta të vapës verore janë :
• Kokëdhimbja
• Lodhja e plotë (molisje)
•,Djersitje
• Maramendja dhe të fikët.
• Gërçe nxehtësie
• Rënie kritike e presionit të gjakut (kolaps).

Parandalimi (mbrojtja nga nxehtësia)
* Konsumimi i ushqimit që tretet lehtë.
* Fruta dhe Perime të freskëta
* veshje të lirshnme
* Mosqëndrimi në hapësira të hapura ku rrezaton shumë dielli.
* Shmang-ja nga aktivitetet e lodhshme dhe mbi të gjitha
** PIERJA E SASIVE MË TË MËDHA TË LËNGJEVE.

Këshillat në rastet e goditjes nga nxehtësia e verës:
• Urgjentisht freskim pasi çdo minutë ka rëndêsi për jetën e personit të prekur nga nxehtësia.
• Personi dërgohet nën Hije.
• Vendosja e kompresave të ftohta mbi kokë.
• Nëse nuk kthehet shpejt personi atëher bëni thirje të ndihmës së shpejt ose dërgimi i pacientit në urgjenc.

Dr.med.Besim Memedi PhD

Enjoyed this video?
moti-i-nxeht-euml-n-euml-dit-euml-t-n-euml-vijim_hd
"No Thanks. Please Close This Box!"