Pse Ali Ahmeti nuk po shihet askund me Teuta Arifin në tubimet parazgjedhore?

Published on 05-10-2017

Opinionisti Sulejman Mehazi, në një shkrim të dërguar në redaksinë e gazetës “Bota sot”, ka pyetur se pse kryetari I BDI-së Ali Ahmeti, nuk po shihet askund në tubime parazgjedhore me Teuta Arifin.

“Kaluan 10 ditët e para të kampanjës zgjedhore, e askund së bashku Ali Ahmeti e Teuta Arifi nëpër tubime parazgjedhore”, ka shkruar ndër të tjerash Mehazi.

Më poshtë shkrimi i plotë:

Të nderuar miq tetovarë, dashamirë, simpatizantë e anëtarë të degës së BDI-së në Tetovë, ju pyesim sinqerisht ç’dodh me kryetarin e partisë suaj, Ali Ahmetin, askund s’duket nëpër tubimet parazgjedhore lokale me kandidaten tuaj për kryetare të Tetovës, znj. e respektuar Teuta Arifin? Ç’dodh kështu, mos ndoshta z. Ali Ahmeti e Teuta Arifi s’i kanë punët mirë, ndoshta kryetari juaj është i pakënaqur e i hidhëruar me kryetaren aktuale të Tetovës, Teuta Arifin? Po habitemi, ne, qytetaret me këtë vetmi parazgjedhore të Teutës, na duket si asnjëherë më parë, kurrë kështu se kemi parë nënkryetaren e BDI-së, Teuta Arifin të bënte kampanjë zgjedhore pa përkrahjen e qindpërqind të Ali Ahmetit. Kaluan 10 ditët e para të kampanjës zgjedhore, e askund së bashku Ali Ahmeti e Teuta Arifi nëpër tubime parazgjedhore. Vet prezenca e kryetarit të BDI-së në komunat rurale të Tearcës e Zhelinës, na bën të kuptojmë, se për BDI-në më e vlefshme është komuna e Zhelinës dhe e Tearcës sesa e Tetovës. Ndoshta jemi gabim, por për popullatën shqiptare, më shumë kanë vlerë qytetet sesa fshatrat, e aq më shumë qyteti i Tetovës. Prandaj, kujdes ndaj Teuta Arifit, ajo është politikania më e spikatur e partisë suaj i nderuar Ali Ahmeti!

Enjoyed this video?
auto_alii1507233812
"No Thanks. Please Close This Box!"