Pse asnjëherë Edi Rama nuk u identifikua me “KËMBËGJATI”?

Published on 28-08-2017

Nga: Gjyla Çeliku

Është trishtuese kur zgjohesh, shfleton gazetat, lexon portalet, shikon “Këmbëgjatat e Qeverisë Rama”. Sa është e dhimbshme është edhe e turpshme. E dhimbshme sepse padashur diskrimonohet gruaja kur nuk vlerësohet për vlerat që ajo promovon me intelektin e saj dhe kontributin në profesionin që përvetëson. Trishtuese për faktin që trishtohet gruaja të marrë një hap në politikë në pozita udhëheqëse. Unë jam kundër fyerjes së gruas. Pothuajse te gjitha gratë shqiptare në politikë e kanë dëshmuar veten, janë treguar shumë më politikane dhe më pak te korruptuara se burrat e politikës. Kur diskutohet për një qeveri ku gruaja përfshihet me 50%, zgjohet burrëria dhe identifikon gruan për qejfit të burrërisë. Nëse ju jeni te pakënaqur nga qeverisja e “Këmbëgjatit” Ramës, është problemi i juaj, por të etiketoni gruan, unë jam kunder. Të identifikoni burrat me këmbëgjatë ju ndjeheni inferior, ndaj nuk e bëni. Gruan kur e quani këmbëgjatë, e quani me krenari duke e vlerësuar për këmbët dhe prapashtesa pa kokrra truri, fenomen që as para erës së re nuk ka ekzistuar. Vërtetë me vjen keq për ju “politikanë, intelektualë, gazetarë” të sotshëm me tru të motshëm. Gruaja është grua, është ajo që të solli ty në jetë dhe që ti sot e quan “këmbëgjatë”, edhe gruaja është njeri pse duhet ta gjykosh pa filluar punën e saj, është shtylla e shoqerisë pse duhet të lëndosh një shoqëri?!!! Pse asnjëherë nuk keni guximin si burra shqiptarë ta uroni gruan? Pse nuk mund ta mësoni veten me një udhëheqëse grua?
Gruaja mundet. Mos e nënçmoni gruan. Vlerësoni gruan. Mos trembeni nga gruaja në pozitë, është po e njejta grua që udhëheq me familjen tënde të shëndoshë. Respektoni gruan!
Këmbëgjatit Rama bravo i qoftë për përbërjen e qeverisë me 50% gra, juve ju lus që pakënaqësitë dhe frustracionet e juaja të mos i shfryni te gratë duke e llogaritur si gjini e dobët!

Enjoyed this video?
21175586_10207337760081316_155679602_n
"No Thanks. Please Close This Box!"