Punëtori për përmirësimin e shërbimeve të personave me aftësi të kufizuara

Published on 12-06-2017

”Përmirësim i shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara’ është tema e punëtorisë që do të mbahet sot në Ohër, në organizim të Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDS) në Maqedoni.

Qëllimi i ngjarjes është këmbimi i përvojave dhe praktikave të ekspertëve vendorë dhe të huaj, si dhe konfirmimi i mundësive të reja dhe serviseve që do t’ju ndihmojnë personave me aftësi të kufizuara të jetojnë jetë më të pavarur dhe më cilësore në bashkësi, në pajtim me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, njofton AIM.

Në punëtori është paralajmëruar fjalimi i koordinueses së përhershme të KB-së dhe të UNDP-së, Louisa Vinton dhe zëvendës-udhëheqësi i misionit në ambasadën e Zvicrës, Stefan Tomagian.

Enjoyed this video?
Personat-me-nevoja-te-veçanta-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"