Pyesin aktorët: Pse nuk po shkarkohet Valmir Aziri i BDI-së, drejtori më i dështuar i Teatrit të Tetovës?

Published on 22-06-2017

Artistët tetovarë, por edhe ata jashtë Tetovës janë të alarmuar nga fakti se ende nuk po shkarkohet drejtori aktual i Teatrit të Tetovës, Valmir Aziri, të cilin e konsiderojnë drejtorin më të dështuar deri tani. Gjatë kohës sa udhëheqë ai me këtë institucion, teatri punon me xhirollogari të bllokuar, për shkak të borxhit që ka arritur rreth 60 mijë euro. “Qëllimisht funksionon me xhirollogari të bllokuar për shkak të borxheve që ka ndaj agjencive autoriale. Dy vitet e fundit nuk ka arritur të realizojë planin vjetor të teatrit. Ministri e kulturës i miratoi 5 projekte, mirëpo disa prej tyre nuk janë realizuar, kurse gjatë tërë vitit 2016 ky institucion me renome realizoi vetëm një premierë teatrore’, thonë artistët tetovarë. Disa aktorë para disa muajve ngritën iniciativë për shkarkimin e tij. Aktorët thonë se kjo iniciativë dështoi shkaku i përkrahjes politike që ka Aziri. “Si duket ky pushtet që kemi me çdo kusht mundohet nëpër poste të mbajë kuadro të dështuara”, thonë artistët tetovarë./rrugadrejt.com

Enjoyed this video?
aziri-560x390
"No Thanks. Please Close This Box!"