Qeveria e Maqedonisë ngushëllon familjarët e viktimave në Barcelonë

Published on 18-08-2017

Qeveria e RM-së ka dënuar sulmin terrorist që ndodhi dje në Barcelonë, duke shprehur dhembshuri për familjarët e viktimave.

”Shprehim keqardhje deri te familjarët e viktimave nga ky veprim jonjerëzor, si dhe deri te shtetet nga vijnë, ndërsa të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejtë”, thuhet në komunikatën e sotme të Qeverisë.

Përndryshe, nga informacionet e MPJ-së thuhet se, në përputhje në komunikim me shërbimet përkatëse, Ambasada e Maqedonisë në Spanjë ka arritur deri te informacioni se, një shtetas i Maqedonisë aktualisht është në spital të Barcelonës.

Enjoyed this video?
qeveria
"No Thanks. Please Close This Box!"