Qeveria me plan për ndalimin e kultivimit të kanabisit

Published on 30-03-2017

Niko-Peleshi-1-1500x800-700x441-780x439

Qeveria ka hartuar planin për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike. Lajmin e bëri të ditur zëvendëskryeministri Niko Peleshi.

“Bëhet fjalë për një përpjekje të përbashkët institucionale për shkatërrimin e grupeve kriminale aktive për trafikimin e kanabisit”, tha Peleshi.

Sipas zëvendëskryeministrit, plani konsiston në luftimin e kultivimit të kanabisit me ekspertë. Gjithashtu, Peleshi ftoi “qytetarët dhe mediat të bashkohen në përpjekjen e institucioneve në këtë aksion”.

Ndërkaq, të hënën, gjatë prezantimit të Fatmir Xhafës përpara drejtuesve të Policisë së Shtetit si ministri i ri i Brendshëm, kryeministri Edi Rama u zotua se ky vit do të shënojë fundin e historisë së kultivimit të kanabisit në vend.

“Kemi të gjitha arsyet që ta konsiderojmë vitin 2017 si vitin që i vë kapak kësaj historie të gjatë që nuk filloi në 2013-n, që i ka rrënjët larg në të shkuarën, por që në 2017-n janë të gjitha premisat që të ketë edhe epilogun e saj”, deklaroi Rama.

Enjoyed this video?
Niko-Peleshi-1-1500x800-700x441-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"