Qeveria ndan mjetet financiare për qiranë e Kishës Serbe

Published on 01-12-2017

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka miratuar draftit të koncept dokumentit për fushën e financimit të subjekteve politike.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se qëllimi është rritja e transparencës dhe llogaridhënies.

“Financimi i subjekteve politike është i rregulluar me ligj. Është një problematikë dhe shqetësim i dalë nga organizata te ndryshme”, tha ai.

Qeveria po ashtu ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 11 milionë euro për Ministrinë e Shëndetësisë për furnizim me barna.

Qeveria po ashtu miratoi nismën për lidhjen e marrëveshjes me Britaninë e Madhe për promovimin dhe mbrojtjen e investimeve.

Ministri i Tregtisë, Bajram Hasani tha se qëllimi i kësaj marrëveshje është forcimi i bashkëpunimin mes dy shteteve.

Me këtë marrëveshje palët dëshirojnë të promovojnë dhe inkurajojnë investimet nga të dy palët. Përmes kësaj marrëveshje investitorët do të mbrohen, do të kenë siguri të plotë, do të rrisë promovimin dhe mbrojtjen e investimeve, do të nxisë prosperitet ekonomik dhe zhvillim të qëndrueshëm të dy shteteve”, tha ai.

Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 285 mijë euro, për pagesën e qirasë për Kishën Ortodokse Serbe.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica tha se kjo ministri së bashku me Agjencionin Kundër-Korrupsion i kanë shfrytëzuar hapësirat e Kishës Ortodokse Serbe në mungesë të objekteve qeveritare.

“Deri tani kishës i janë paguar 189 mijë euro. Për shkak të kufizimeve buxhetore s’kemi pasur mundësi ta bëjmë pagesën 285 mijë euro dhe kërkojmë që të ndahen këto mjete”, tha ai.

Qeveria po ashtu ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 720 minë euro për pagesën e borxhit për gjimnazin “Lojolla”, në Prizren.

Enjoyed this video?
Qeveria ndan mjetet financiare për qiranë e Kishës Serbe
"No Thanks. Please Close This Box!"