Qeveria ta ndal diskriminimin kushtetues dhe ligjor të ish pjestarëve të UÇK-së

Published on 17-06-2017

AZBI NUREDINI

Zbatojeni Nenin 9 dhe 110 të kushtetutës për gjith qytetarët e shtetit njësoj. Plan i një qeverie me koncept qytetar dhe aspirata të qarta evropiane patjetër të jetë barazia kushtetuese dhe ligjore e gjith qytetarëve padallim kombësie, feje, gjinie etj, parakusht për këtë barazi është procedimi dhe miratimi i ligjit për dëshmorët, invalidët dhe veteranët e UÇK-së në parlament ashtu siç është miratuar ligji për Branitellat më 15 janar 2002. Respektimi i kushtetutës dhe ligjeve dhe zbatimi i tyre njëjtë për gjith qytetarët duhet të jetë detyrë mbi gjitha detyrat për qeverinë e shtetit, sepse shkelja e kushtetutës dhe ligjeve na sollën në gjendje të luftës qytetare. Pa miratimin e ligjit të UÇK-së nuk ndalet diskriminimi i shqiptarëve.

Enjoyed this video?
AZBI
"No Thanks. Please Close This Box!"