Qeverisë t’i kthehet pamja e vjetër, kërkojnë arkitektët

Published on 28-05-2017

Mendoj se është i domosdoshëm kthimi i pamjes së vjetër të qeverisë sepse për ne do të ishte keq të themi ok janë harxhuar shumë para të bëhet fasadë e re e qeverisë dhe aq, do të na shkruhet në histori se nuk kemi bërë asgjë, ka thënë në intervistën e për Radion Evropa e Lirël kryetari i Asociacionit të Arkitektëve të Maqedonisë.

“Nuk duhet bërë ndonjë revizion klasik, por Asociacioni duhet të japë mendimin dhe qëndrimin e projektit Shkupi 2014, revizionin si revizion do ta bëjnë institucionet që duhet dhe duhet bërë për zë gjitha objektet. Debati konstruktiv duhet të dalë nga ndonjë dokument dhe të bëhet një studim për gjithë objektet, duhet hapur dyert tek gjithë dhe ne si profesionistë nuk duhet të themi nëse janë punë të mira apo të padrejta këto, kur do t’i shohim do të dalim me përgjigje zyrtare”, ka thënë Panovski, transmeton Zhurnal.

Ai mes tjerash thekson se ndërtimi i tepërt në kryeqytet ka humbur pamjen e gjelbërimit.

“Gjelbërimi në Shkup tashmë e ka humbur sfidën dhe mendoj se atë e ka bërë mafija urbane. Ne pas vitit 1990 nuk kemi parë ndonjë gjë të bëhet me finesë. Këtë e kanë bërë dhe qytetarët pasi që kur bëhet fjalë për ndonjë park apo ndërtim shtëpie ata zgjedhin ndërtimin e shtëpisë”, ka thënë Panovski.

Ai shfaq shqetësim edhe për faktin se ndërtimet e objekteve të reja të institucioneve nuk janë të siguruara nga ndonjë tërmet i mundshëm dhe mund të vijë deri te ndonjë katastrofë.

Enjoyed this video?
qeveria-e-vjeter_1495962909-5095110
"No Thanks. Please Close This Box!"