Rabotniçki dhe Renova do të luajnë të shtunën

Published on 28-02-2017

Rabotniçki dhe Renova do të luajnë të shtunën

Rabotnicki dhe Renova ndeshjen e tyre të javës së 21-të në ligën e parë do ta luajnë të shtunën me fillim prej orës 14:00, në “Telekom Arena” në Shkup, ka njoftuar organizatori i kësaj ndeshje në faqen zyrtare.
Në prag të kësaj ndeshje kampionale, Rabotnicki gjendet në vendin e katër me 32 pikë, kurse Renova e pesta me 27 pikë. Në takimet e fundjavës të dyja ekipet kanë barazuar.

Rabotnicki luajti 1-1 në Çair kundër Shkupit, ndërsa Renova barazoi 2-2 kundër Makedonija GJP./Lajm

Enjoyed this video?
Rabotniçki dhe Renova do të luajnë të shtunën
"No Thanks. Please Close This Box!"