Rama i boton veprat e Arbën Xhaferit

Published on 26-05-2017

Gati “Arbën Xhaferi – Vepra”, të botuar në 5 vëllime me mbi 2000 faqe ese dhe analiza brilante të Arbën Xhaferi mbi çështjen kombëtare, identitetin, demokracinë, sfidën nga ekstremizmi fetar, kauzën shqiptare, çështjen e Kosovës dhe të tjera. Veprat botohen nën përkujdesjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. “Nuk e di a ka një shqiptarë tjetër që ta ketë përdorur penën për t’i dhënë njerëzve të kësaj gjuhe një horizonte të përbashkët politik, shoqëror e ekonomik, pavarësisht kufijve që i ndajnë shqiptarët, siç e ka bërë Arbën Xhaferi”, shkruan kryeministri Rama në parathënien e pesë vëllimeve të librit “Arbën Xhaferi – Vepra”. Pesë vëllimet e “Arbën Xhaferi – Vepra” botohen nga Qendra kulturore “Klan Kosova” – Prishtinë dhe “Dudaj” në Tiranë. Arbën Xhaferi, një ndër politikanët më të njohur ndër shqiptarët, Arben Xhaferi ndërroi jetë më 15 gusht 2012.

Enjoyed this video?
veprat-e-arben-xhaferit-750x430-640x367
"No Thanks. Please Close This Box!"