Ramush Haradinaj e Labinot Tahiri takohen pas mesnatës në një hotel, kapen nga kamerat (FOTO)

Published on 27-07-2017

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, është takuar Labinot Tahirin, tashmë deputetin e zgjedhur nga radhët e Aleancës Kosova e Re.

Ka qenë Tahiri, ai i cili gjatë gjithë ditës është komentuar për atë se a do ta votojë Haradinajn për kryeministër, pasi ka qenë konfuz në deklaratën e tij para mediave.

Megjithatë duket se një takim tashmë ka ndodhur ndërmjet Haradinajt dhe Tahirit, detajet e të cilit akoma nuk dihen, njofton Klan Kosova.

Haradinaj e Tahiri, sipas një burimi të Klan Kosovës, janë takuar mbrëmë në njërin nga hotelet në periferi të Prishtinës.

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Korab Sejdiu në Ballë për Ballë të Klan Kosovës, ka thënë se asnjë nga deputetët e koalicionit LAA nuk do ta votojnë Haradinajn për kryeministër dhe as Veselin për kryetar kuvendi, përfshirë këtu edhe deputetin Tahiri.

Enjoyed this video?
auto_labiiii-650x3581493726108-696x383
"No Thanks. Please Close This Box!"