Rasti “Kumanova”: Avokatët mbrojtës kërkojnë të mos fshihen organizatorët e vërtetë

Published on 30-08-2017

Në seancën e sotme gjyqësore ku po gjykohet I ashtu quajturi “Grupi Kumanovës” për rastin “Lagjja e Trimave-Kumanovë”, kanë nisur fjalët përfundimtare të avokatëve mbrojtës, raporton gazeta Lajm.

“Mënyra se si është udhëhequr procesi në histori do të jetë shembull se si nuk duhet vepruar me një rast ku ka pasur 18 të vdekur, 42 të lënduar dhe 48 të burgosur”, deklaroi Artene Ademi, avokate mbrojtëse.

Sipas saj, koha do të tregojë nëse qëllimisht po fshihen organizatorët e vërtetë.

“Nga ana e Prokurorisë Publike është zbatuar procedurë jo ligjore. Të dyshuarve nuk u është mundësuar qasje ndaj dokumenteve, të cilat u janë vënë si barrë”, tha mes tjerash Ademi.

Në fjalën e sajë përfundimtare Ademi ka shtuar se Prokuroria Publike ka bërë selektim të njëanshëm të bisedimeve të përgjuara. Ajo veçon se tek disa biseda ka ndërprerje të vazhdimësisë.

Enjoyed this video?
download (2)
"No Thanks. Please Close This Box!"