Rasti “Kumanova”: Komedi në seancë gjyqësore, flitet për kultivimin e patateve

Published on 25-04-2017

kumanova

Çfarë lloje të patateve keni mbjellë? Sa tonë patate keni prodhuar në vitin 2015? Në cilin muaj mbillen patatet? Për sa kohë piqen patatet dhe kur i mblidhni? Janë këto pyetje me të cilat prokurorja Villma Rukovska dhe gjykatësja Verka Petrovska iu kanë drejtuar të akuzuarit Fazli Osmani, për rastin e Kumanovës, raporton gazeta Lajm.

Gjykatësja para se t’ia parashtrojë pyetjet u arsyetua se do të parashtrojë kësi lloj pyetjesh për shkakun se i akuzuari gjatë dëshmisë së tij foli vetëm për kultivim të patateve dhe jo për rastin për të cilin po akuzohet.

Në seancën e sotme është dashur të dëshmojë edhe Musadik Pajaziti, gjithashtu i akuzuar për rastin e Kumanovës si pjesë e logjistikës, por i njëjti, sipas avokates së tij Artene Ademi- Iseini nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore që të dëshmojë para gjykatës.

Ndryshe, sot ka dëshmuar edhe Ragmi Latifi. Latifi ka hedhur poshtë akuzën që po i vihet si barrë. Ai mohon kategorikisht se është terrorist apo se ka ndihmuar një vepër të tillë.

“Nga grupi i parë njohë vetëm Sami Ukshinin dhe Andi Krasniqin. I njohë që nga viti 2001. Ne grupi i dytë akuzohemi për luftën e 2001-shit, këtë e dinë edhe fëmijët tani. Ne jemi arrestuar 5 muaj më pas dhe na lidhin me grupin e parë. Gjithçka me qëllim që “filmi” të bëhet më interesant. Unë nuk di çka do të thotë terrorizëm. Vetëm çka kam parë në TV, shembull në Turqi, Francë apo Belgjikë. Këtu në Maqedoni nuk ka terrorizëm. Shteti e ka imagjinuar këtë për të na akuzuar neve”, ka thënë mes tjerash Latifi.

Vitin e kaluar në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, një grup i armatosur është përleshur me forcat e sigurisë të Maqedonisë. Nga rasti në fjalë, u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së, ndërkaq 4 të tjerë u plagosën. Ndërkaq, humbën jetën edhe 10 pjesëtar të grupit të armatosur./LAJMPRESS

Enjoyed this video?
kumanova
"No Thanks. Please Close This Box!"