Rasti “Puç”: Tërhiqet PSP-ja

Published on 18-01-2017

6psp

Prokuroria Speciale Publike (PSP) do të dorëtojë sot në Gjykatën themelore Shkupi 1, kërkesë për t’u tërhequr nga aktakuza për lëndën e njohur në publik si ”Puç”.

Arsyeja e këtij hapi të PSP-së është gjendja faktike e treguar në aktakuzë që është në kundërshtim me dëshmitë që Prokuroria Publike i ka dhe me gjetjet në procedurat hetimore ”Shënjestra” dhe ”Fortesa”.

PSP-ja bën të ditur se ky vendim ka për qëllim mbledhjen e dëshmive plotësuese që në tërësi do të sqarojnë gjendjen faktike dhe do të mundësojnë sjelljen enjë vendimi të drejtë dhe ligjor.

Më tej, PSP-ja sqaron se në drejtim të punës profesionale, nuk mund të përfaqësojnë një aktakuzë që është në kundërshtim me dëshmitë që PSP-ja i ka dhe hetimet që i bën. Tërheqja bëhet sepse janë të nevojshme dëshmi plotësuese të cilat PSP-ja nuk mund t’i mbledhë në fazën e diskutimit kryesor.

Enjoyed this video?
6psp
"No Thanks. Please Close This Box!"