Reagim/sqarim i Prof. D-r Omer Xhemailit

Published on 30-09-2017

Reagim/sqarim rasti

Pas publikimit të lajmit në mediat e vendit për emërimet e reja të këshilltarëve nacional të Ministrinë e Shëndetësisë, Unë, Prof. D-r Omer Xhemaili, dua të distancohem nga ky vendim që ka marrë Ministria e Shëndetësisë.

Unë falënderoj Ministrinë e shëndetësisë për konsideratën që kanë pasur ndaj meje që të më emërojnë në këtë pozitë dhe per perkrahjen e deritanishme , por, angazhimi im në profesion dhe në jetën akademike dhe private, nuk ma mundëson edhe një angazhim shtesë. Prandaj dua publikisht të distancohem nga ky vendim që ka marrë Ministria e Shëndetësisë, dhe me mirëkuptim, kërkoj largimin e emrit tim nga lista e këshilltarëve nacional në Ministrinë e Shëndetësisë.

Unë, Prof. D-r Omer Xhemaili, ashtu sikurse edhe deri më tani, do e vazhdoj angazhimin tim profesional në Maqedoni, duke ndihmuar përmes profesionit tim human dhe duke qenë në gjendje gatishmërie sa herë që të kërkohet nga unë të ushtroj profesionin tim, apo të ndihmoj Republikën e Maqedonisë në përgatitjen e kuadrove të reja, për sfidat që i presin në mjekësinë (kardiokirurgjin) moderne.

Me respekt,
Prof D-r Omer Xhemaili

Enjoyed this video?
dr-dzemali_interview-arbeitsplatz.422e36cb08aab9303de365a2cd3fdad7
"No Thanks. Please Close This Box!"