Real Madrid superkampion i Evropës, fiton Super Kupen në Shkup (Video)

Published on 08-08-2017

Real Madridi është treguar kampion i vërtet duke e mposhtur Manchester Unitedin në Superkupën e Evropës të zhvilluar në Shkup me rezultat 2-1.

Stadiumi Valdafone Arena ishte i stërmbushur me shumë tifozë shqiptarë që kishin shkuar t’i ndjekin nga afër dy gjigantët evropianë.

Në atmosferën e bukur të minutave të para mbretërit morën kontrollin e lojës duke rrezikuar disa herë.

Bale kishte rast të mirë që në fillim të lojës, por ishte i pafat.

Në minutën e 16-të pas një harkimi nga këndi të Toni Kroos në zonë më së miri u gjend Casemiro i cili më një goditje të bukur me kokë qëlloi shtyllën.

Por nuk vonoi shumë dhe Casemiro gjeti cakun. Pas një pasimi të bukur në zonë nga Carvajal, braziliani gjuajti bukur me të parën duke e mposhtur De Gean.

Manchester United u mundua të reagojë, por që nuk arriti të gjejë portën.

Pjesa e dytë nisi përsëri më mirë për mbretërit. Bale dhe Isco reazlion një aksion mjaftë të bukur, ku uellsiani i pasoi topin duke e lënë të vetëm me portier dhe ky i fundit u tregua i ftohtë duke gjetur portën.

Pas vetëm dy minutash, United lëshoi rastin më të mirë. Pogba gjuan me kokë, por De Gea mbron, ndërsa nga topi i kthyer Lukaku nuk arriti të shënojë edhe pse porta ishte gjysmë e zbrazët.

Por në minutën e 62-të djajtë gjetën golin. Matic gjuan fuqishëm, por Navas mbron e nga topi i kthyer Lukaku gjen golin për 2-1.

United ka mundu t’i barazojë shifrat kur Rashford u gjend i vetëm përballë Navas, por goditja e tij u prit nga portieri për ta dërguar topin në këndore.

Edhe Fellaimi gjuajti me kokë në minutën e 90-të, por Navas ishte në vend.

Rastit të tij iu përgjigj Asensio me një gjuajtje nga afër, por De Gea nuk lejoi të shënohet goli i tretë.

Real Madrid si fitues i Ligës së Kampionëve, fiton edhe Superkupën e Evropës, që do të jetë e paharrueshme për shumë shqiptarë që ishin të pranishëm në stadium.

Enjoyed this video?
REAL
"No Thanks. Please Close This Box!"