Reka: Marrëveshja e re në OKB për emrin, humbje kohe

Published on 15-06-2017

Ideja e ministrit të jashtëm grek, Nikos Kocijas për marrëveshje të re mes Maqedonisë dhe Greqisë në Kombet e bashkuara, për profesorin universitarë Blerim Reka, do të thotë zvarritje e re e zgjidhjes së problemit me emrin. Sipas tij, problemi ka kontekst më të gjerë gjeopolitik, ndërsa Greqia është aty për ta bllokuar zgjidhjen, transmeton Alsat-M.

Gjatë vizitës së djeshme në Athinë të ministrit të jashtëm Dimitrov, ishte shqyrtuar edhe konteksti identitar i problemit me emrin, ndërsa mediumet e hapën edhe çështjen e përmendoreve nga projekti “Shkupi 2014” të cilin pala greke e konsideron si provokim. Profesori Reka vlerëson se qeveria e re nuk duhet ta bartë barrën e këtij projekti sepse as e ka krijuar e as e ka mbështetur.

Dimitrov dje nga Athina deklaroi se nuk do ketë përmendore dhe emërtime të reja. Qëndrimin e këtillë në disa raste e tha edhe kryeministri Zaev.

Enjoyed this video?
blerim-reka
"No Thanks. Please Close This Box!"