Renova mposhti Sileksin, i mban shpresat për Europë (VIDEO)

Published on 15-05-2017

Renova mposhti Sileksin, i mban shpresat për Europë (VIDEO)

Renova ka vazhduar luftën për vendin e katërt të cilën për momentin e mbanë Pelisteri i Manastirit. Në takimin e javës së 33-të, “Gjipspunuesit” në terren të tyre mundën Sileksin me rezultat 1-0, me golin e vetëm të Velinovit në pjesën e parë. Pjesa e dytë  nuk solli asnjë ndryshim në lojë dhe rezultat, kështu që tre pikët mbetën në Tetovë.

Në javën e ardhshme Renova udhëton në Shkup, ku do të takohet me kampion e ri, Vardarin që sot barazoi me Rabotnickin 2-2.

Pas kësaj fitore Renova është në vendin e pestë me 48 pikë, tre më pak se Pelisteri./lajm

Rezultatet, java e 33-të
Pelister-Shkupi 1-0
Makedonija GJP-Shkëndija 2-3
Renova-Sileksi 1-0
Bregallnica-Pobeda 1-2
Rabotnicki-Vardar 2-2
Renditja:Vardar 76, Shkëndija 65, Rabotnicki 53, Pelisteri 51, Renova 48, Sileks 42, Pobeda 35, Shkupi 32, Bregallnica 21, Makedonija GJP 19 pikë.

Në javën e ardhshme do të takohen: Shkupi-Bregallnica, Pobeda-Makedonija GJP, Shkëndija-Rabotnicki, Vardari-Renova dhe Sileksi-Pelisteri.

Enjoyed this video?
Renova mposhti Sileksin, i mban shpresat për Europë (VIDEO)
"No Thanks. Please Close This Box!"