Retorika nacionaliste shkak i zbehjes së perspektives evropiane

Published on 29-05-2017

Retorika nacionaliste shkak i zbehjes së perspektives evropiane

Retorika nacionaliste ka dominuar vendet e Ballkanit Perëndimor kohëve të fundit, dhe sipas Ministrit të Punëve të Jashtme dhe njëherit Zëvendëskryeministër i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, një pjesë e përgjigjes mund të qëndrojë në faktin se perspektiva evropiane shihet si më pak e prekshme në krahasim me disa vite prapa.

“Dhe për këtë arsye për të kapërcyer këtë, duhet ta afrojmë më afër perspektivën e BE-së, ta bëjmë më të besueshëm,” shprehet Lajçak për EWB.

Sipas tij retorika nacionaliste në Ballkanin Perëndimor është pjesë e kulturës politike të rajonit, transmeton arbresh.info.

“Unë nuk jam i lumtur për këtë. Nuk është e dobishme, por funksionon me votuesit, prandaj, udhëheqësit politikë po e përdorin atë. Me sa duket, votuesit reagojnë më pozitivisht ndaj retorikës nacionaliste sesa ndaj retorikës pro-evropiane.”

Ai shpreson se  retorika evropiane gradualisht do të zëvendësojë retorikën nacionaliste./arbresh.info/

Enjoyed this video?
Retorika nacionaliste shkak i zbehjes së perspektives evropiane
"No Thanks. Please Close This Box!"