Revizioni, 1.9 mln euro në llogari të VMRO-së

Published on 11-05-2017

Gjatë 2016-së VMRO DPMNE-ja përmes donacioneve ka mbledhur thuajse 1.9 milion euro. Sipas të dhënave të cilat partitë i kanë dorëzuar në Revizorin Shtetëror, donacione për këtë parti kanë dhënë 5.880 persona dhe disa kompani, njofton alsat-m. Në mesin e donatorëve është edhe lideri i partisë. Gruevski i cili ka dhuruar 30 mijë denarë. Në listë është edhe drejtori i Byrosë për siguri publike Mitko Çavkov, por dhe ish ministrja Gordana Jankullovska dhe Mile Janakieski.

Ndërsa për LSDM-në kanë dhuruar gjithsej 698 persona.

BDI ka mbledhur pak më shumë se 220 mijë euro, ndërsa në listën e donatorëve është edhe Ali Ahmeti. Përveç aktivistëve të BDI-së, kanë dhuruar edhe ndërmarrje publike, ku kjo parti ka drejtorë.

Për partinë Besa kanë dhuruar 110 qytetarë, ndërsa më shumë para ka dhënë kreu i kësaj partie Bilall Kasami.

PSP-ja e heton financimin e VMRO-DPMNE-së, ndërsa Prokuroria e rregullt heton se si është financuar LSDM-ja

Enjoyed this video?
117-480x643
"No Thanks. Please Close This Box!"