Rexhep Memedi: Vjen dita e çlirimit nga ata të cilët e trajtojnë këtë popull si robër

Published on 07-10-2017

“Keni durim, mos keni frikë, sepse së shpejti vjen dita e çlirimit nga ata të cilët e trajtojnë këtë popull si robër”, porositi kandidati i Lëvizjes BESA për Komunën e Studeniçanit, Rexhep Memedi.

Ai i dënoi ashpër kërcënimet e mbrëmshme ndaj kandidatit të kësaj partie për Komunën e Sarajit dhe tha se këto janë shenja të dobësisë të një grupi të njerëzve të dështuar.

Memedi në fjalën e tij, kritikoi udhëheqësinë aktuale se i ka lënë pa ujë mbi 4 mijë banorë të Komunës së Studeniçanit, dhe tha se kjo Komunë radhitet ndër më të varfërat në Maqedoni. /SHENJA/

Enjoyed this video?
22196393_154848695110050_3799855205899244767_n
"No Thanks. Please Close This Box!"