Rexhepi i BESËS – Jankullovskës: Monstër, shpejtë do ta marrësh dënimin e merituar!

Published on 02-05-2017

rexhepi-640x406

Në 5 vjetorin e rastit që në opinion njihet si “Monstra”, ka shpërthyer njëri nga anëtarët e kryesisë së Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi
Rexhepi ka paralajmëruar ish ministren e punëve të brendshme dhe bashkëpunëtorët e saj se shpejt do ta marrin dënimin e merituar, njofton portali Sakte.net
“Në 5 vjetorin e rastit Monstra, po bëhet e qartë që monstrave të vërtetë që orkestruan dhe manipuluan po ju vjen fundi dhe së shpejti do ta marin ndëshkimin e merituar për dhimbjen dhe vuajtjet që ja shkaktuan të burgosurve dhe famijarëve. Zoti ju a kompenzoftë durimin me të mira familjarëve dhe të dëmtuarve e kriminelëve të vërtetë ju dhashtë dënimin në dunja dhe ahiret”, ka shkruar Rexhepi.
Pesë vjet nga aksioni policor “Monstra”, familjarët e personave të arrestuar kujtojnë aksionin e tmerrshëm policor në të cilin ishin prangosur dhjetëra persona në mesin e të cilëve edhe gra të moshuara dhe vajza të reja. Përkundër dënimit të gjashtë personave me burg të përjetshëm, familjarët megjithatë akoma presin drejtësinë.
Lëvizja BESA është zotuar se në qeverisjen e saj do të zbardhet ky rast dhe raste të tjera të dyshuara si procese të montuara gjyqësore, ndërsa lideri i LSDM – së, Zoran Zaev ndonëse kishte paralajmëruar se do ta publikonte përgjimin që e posedon lidhur me këtë rast makabër, nuk e ka mbajtur fjalën deri më tani./Sakte.net

Enjoyed this video?
rexhepi-640x406
"No Thanks. Please Close This Box!"