Rikthehen tërmetet në Maqedoni, ja se cilin qytet e dridhi sot

Published on 19-04-2017

termet-2

Enti seizmologjik i Republikës së Maqedonisë, me stacion në Shkup, Shtip, Vallandovë, Manastir, Ohër dhe Krushevë, e mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të shkencave matematiko-natyrore në Shkup, më 19.04.2017. ka regjistruar tërmet, me epiqendër në zonën qendrore të Ohrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky tërmet ka ndodhur sot në ora 11:42 me magnitudë lokale të Rihterit 2.9 . Sipas informacioneve të deritanishme, tërmeti ishte ndjerë në Ohër dhe rrethinë me intensitet prej 3-4 shkallë sipas shkallë makroseizmike.

Enjoyed this video?
termet-2
"No Thanks. Please Close This Box!"