Risitë qeveritare në sferën ekonomike, rritje taksash për ata që fitojnë shumë

Published on 29-05-2017

Qeveria e re e Maqedonisë do të përqëndrohet në zhvillimin ekonomik të vendit dhe ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas propozim-programit qeveritar, në periudhën 2017-2020, Qeveria do të tentojë edhe uljen e varfërisë në nivelin më pak se 16%, deri në vitin 2020.

Në aspekt të politikave tatimore, për shumicën e qytetarëve, taksat do të jenë 10%, kurse normë plotësuese prej 18% do të zbatohet vetëm për përfitimin shtesë për personat me të hyra të larta.

Gjithahstu, propozohet rritja e akcizës së veturave që janë më të shtrenjta se 40 mijë euro. Rroga minimale pritet që të jetë 12 mijë denarë. Lajm pozitiv për pleqt është se në propozimin qeveritar përfshihet dhe pensioni për secilin që arrinë 65 vjet, me kushtin që të jetë jetuar në 20 vitet e fundit në territorin e Maqedonisë dhe nuk i plotëson kushëtet për pension pleqërie.

Enjoyed this video?
Qeveria-e-re-kabineti-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"