Rita Ora bluzën me kullën e Londrës (Foto)

Published on 23-06-2017
Javen e kaluar në Londër ndodhi një fatkeqësi, ku mbetën të vdekur 89 persona.

Në ndërtesën Grenfell ku ndodhi edhe tragjedia, u mor vesh shumë shpejt se kishte jetuar vite më parë edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora.

Ajo e postoi vetë këtë gjë në rrjetin e saj social Instagram dhe që atë ditë është munduar gjithmonë të bëjë dicka për viktimat.

Ajo gjithashtu ishte pjesë e një grupi yjesh që krijuan një këngë bamirëse për viktimat e zjarrit.

Rita është shfaqur në aeroportin Heathrow duke mbajtur një bluzë të dedikuar për banorët.

Deri më tani theksojmë se janë mbledhur rreth gjysmë milioni euro për të mbijetuarit e tragjedisë së Londrës.

r1

Enjoyed this video?
ritaa
"No Thanks. Please Close This Box!"