Rizgjimi i “dexhallëve” të sojit të Savës e Lubishës

Published on 03-04-2017

etemxheladiniNëse vazhdojnë maqedonasit ende të reagojnë kundër gjuhës shqipe dhe barazisë së shqiptarëve si popull shumicë autoktone, zgjidhja e vetme është elementi shtetëformues, të aktivizohet vullneti i popullit shqiptar i shprehur më vitin 1992 përmes Referendumit për Iliridën, që sot e kësaj dite është projekt kombëtar më i përkrahuri te shqiptarët e këtushëm

Shkruan: Etem Xheladini
Sa janë të verbër maqedonasit, dëshmon paraqitja në protestat e VMRO-së, të ish-komunistëve, gjakpirësve të shqiptarëve të viteve 80-ta, që me stafet e tyre asaj kohe apo më vonë si funksionarë të lartë, bënin masakra mbi kulturën dhe arsimin shqip. Fytyra e tyre e vërtetë u pa me implementimin e administratës në gjuhën maqedonase në të gjitha shkollat, me paralelet e përziera në shkollat e mesme (që sot shumë ngjasojnë me mësimin e integruar të multi-kultit), të cilat i mbyllën me dhunë në vitin 1987/88, duke përjashtuar e dënuar arsimtarë e profesorë, të cilët nuk pajtoheshin me ate metodë raciste, fashiste të pushtetit të atëhershëm të Savo Klimovskit, Lubisha Georgievskit, e shumë shumë e shumë të ashtuquajtur intelektualë e artistë.
Po ky Savë e ky Lubishë, që tash rizgjohen si dexhallë, nuk e respektonin Kushtetutën e vitit 1974, ku populli autokton shqiptarë, si element shtetëformues, i kishte të drejtat e garantuara për avansimin e kulturës shqiptare, si dhe të shkollohet e arsimohet në gjitha nivelet shkollore në gjuhën amëtare shqipe, duke mbajtur edhe evidencën dhe administratën në gjuhën shqipe, pasi gjuha shqipe asaj kohe ishte zyrtare, si dhe përdorimi i flamurit kombëtar ishintë garantuara me kushtetutën e lartëpërmenduar.
Mjerimi thuaj se nuk ka kufijë, por sjelljet e ashtuquajturve intelektualë maqedonas, çdo ditë dëshmojnë se ky popull për t’u civilizuar e emancipuar i duhet shumë kohë, pasi kjo çdo ditë dëshmohet duke filluar nga enciklopedia maqedonase që e botuan para do kohe antishqiptare, e deri te përpilimi i teksteve shkollore, që me vite nuk janë në gjendje që t’i përmirësojnë nga shovenizmi i verbuar dhe urrejtjen që kanëë ndaj popullit autokton shqiptarë, ndoshta më të civilizuar e tolerant në Europë, po pse edhe jo në botë.
Tani gjithë shqiptarët po edhe politikëbërësit shqiptarë që me vite po vërdallen në postet e qeverisë së Maqedonisë dhe ulëset e parlamentit të Maqedonisë, duhet të vetëdijësohen se këta politikanë që janë në skenën politike maqedonase më se 26-vite të pluralizmit nga mëvetësimi i Maqedonisë, nuk kanë ndryshuar, janë bijtë e atyre që kanë shkatërruar dhe duan të shkatërrojnë të gjithë atë që është shqiptare dhe ate pa zgjedhur mjete e metoda.
Duam apo nuk duam, kjo i konvenon dikujt apo nuk i konvenon, po shihet pasi nga viti 1990-1992, e deri më tani çdo lëvizje e shqiptarëve për avansimin e statutit të tyre nga subjektet politike shqiptare apo qytetarëve shqiptarë përmes organizimit të subjekteve joqeveritare, hasë në rezistencë të madhe nga subjektet politike maqedonase pa marrë parasysh se cila parti e tyre është në pushtet apo opozitë. Edhe pse shqiptarët përdorën të gjitha metodat paqësore deri më 2001, kur u detyruan që përmes luftës me pushtetin maqedonas disa punë t’i pastrojnë, me sa duket nuk po jep sukseset e duhura, pasi këta pushtetarë maqedonas sikurse edhe etrit e tyre, kanë urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve si popull në vendet e tyre autoktone në Iliridën e Maqedonisë.
Vëllezër, këto evokime nuk po i bëj për t’ju kujtuar se kush janë sllavo-maqedonasit, por për t’jua bërë me dije se edhe ne si shqiptarë duhet të vetëdijesohemi, të zgjedhim përfaqësuesit tanë në pushtet që të na përfaqësojnë denjësisht e të mos bëhen pre e korrupsionit, lakmisë për karrike, por brengë e tyre të jetë gjendja e shqiptarëve e cila edhe pas luftës së 2001-shit nuk ka zgjidhje. Jo që nuk zgjidhet, por edhe po devalvohet për shkak se burgjet janë mbushur me shqiptarë të pafajshëm, me procese të montuara, me shumë të dënuar padrejtësisht, madje me burg të përjetshëm, në mesin e të cilëve një numër i madh i tyre janë edhe ish-luftetarë të UÇK-së, brenda natës po likuidohen komandantët e UÇK-së, njerëz të cilët kontribuan për çështjen shqiptare dhe askush nuk po jep përgjegjësi, po nëpërkëmben ata që kontribuan me vite për avansimin e çështjes shqiptare, nuk po përfillen kuadrot që kanë guxim apo të cilët u dëshmuan, që rastësisht u gjendën në ndonjë post udhëheqës duke u shkarkuar brenda natës me urdhërin e punëdhënësit gjoja shqiptar në qeverinë e Maqedonisë. Kur flasim për arsimin shqip që është në gjendje të mjerueshme, pa hapësira të mjaftueshme, pa kabinete e salla, finansiarisht të diskriminuara, nëse i shtojmë punësimet joproporcionale në shumë institucione shtetërore të cilat për shumë vjet nuk kanë asnjë shqiptar, dëshmon se ne duhet ta marrim fatin në duart tona.
Nëse vazhdojnë maqedonasit ende të reagojnë kundër gjuhës shqipe dhe barazisë së shqiptarëve si popull shumicë autoktone, zgjidhja e vetme është elementi shtetëformues, të aktivizohet vullneti i popullit shqiptar i shprehur më vitin 1992 përmes Referendumit për Iliridën, që sot e kësaj dite është projekt kombëtar më i përkrahuri te shqiptarët e këtushëm. Për fund të zgjidhen organet e saj, parlamentarët tanë të zgjedhur më 11 dhjetor të 2016 të formojnë parlamentin e Iliridës, të vihet në funksionim Qeveria e R. së Iliridës në Maqedoni, me të gjitha ministritë e saj dhe të fillohen bisedimet e reja me politikanët aktual maqedonas të sojit të Sava Klimovskit, Lubisha Georgievskit e shumë intelektual e artistë të ashtuquajtur, duke lanë anësh platformën, siç e quajnë ata, të Tiranës, për një Maqedoni tjetërfare, Federatë apo Konfederatë me shqiptarët e maqedonasit. Nëse edhe për këtë nuk janë gati, atëherë ata si shtet unitar maqedonas le të vendosin se me kë do të bashkëjetojnë pjesën e tyre që ju takon në Strumicë, Dellçevë e Pallankë, kurse ne kemi opsione – i kemi dy shtete dhe me vullnetin e shumicës do të gjendemi atje ku e kemi vendin në shtetin etnik shqiptar, ku pastaj mund të jetojmë afër njërit me tjetrin si fqinj të mirë.

Enjoyed this video?
etemxheladini
"No Thanks. Please Close This Box!"