Ronaldinho sfidon moshën, mbetet i magjishëm në fushë (VIDEO)

Published on 31-07-2017

Edhe pse i tërhequr nga futbolli aktiv dhe në moshën 37-vjeçare, braziliani Ronaldinho vazhdon të tregojë klasin e lartë që zotëron.

Ish-lojtari i PSG, Barcelonës e Milanit, mori pjesë në një ndeshje miqësore në Honduras. Ai u prit nga një numër i madh tifozësh jashtë stadiumit, ndërsa gjatë takimit nuk munguan edhe duartrokitjet për të, jo vetëm për karrierën e tij brilante, por edhe për atë që dhuroi për të pranishmit në shkallët e stadiumit.

Ronaldinho tregoi edhe një herë se mbetet një prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave në futboll, duke dhuruar spektakël me lëvizjet e tij të magjishme. Madje, ai dha asistin për njërin nga golat në këtë ndeshje.

Enjoyed this video?
auto_Ronaldinjo1501526994
"No Thanks. Please Close This Box!"