Ronaldo konfirmon shtatzëninë e të dashurës: Shumë i lumtur për fëmijën e katërt (FOTO)

Published on 18-07-2017

Ronaldo ka konfirmuar se e dashura e tij, Georgina Rodriguez, është shtatzënë shkruan El Mundo. E përditshmja spanjolle ka publikuar një intervistë me yllin e Real Madridit, ku ai ka pranuar se është në pritje të fëmijës së katërt dhe është mjaft i lumtur. Nuk ka kaluar shumë kohë që CR7 u bë baba i binjakëve, Eva dhe Mateo, nga një nënë surrogate. Gjithashtu futbollisti portugez është baba edhe i djalit shtatëvjeçar Cristiano Ronaldo Jr, i cili po ashtu është i lindur nga një nënë surrogate.
Që nga publikimi i një fotoje, në të cilën Ronaldo mbante dorën mbi barkun e Georginas, nisën spekulimet se ai do të bëhet sërish baba dhe tashmë diçka e tillë është konfirmuar.
32-vjecari ka treguar se sa i lumtur është që kur dy foshnjat kanë ardhur në jetën e tij. Pyetjes së gazetarit se a i ndërron pelenat fëmijëve Ronaldo i është përgjigjur, se edhe pse nuk është ekspert në këtë fushë mundohet ta bëjë këtë gjë.

auto_4242C84400000578-4707326-Hard_to_miss_Georgina_gives_credence_to_pregnancy_rumours_by_rev-a-29_15003867024991500392058

Enjoyed this video?
auto_423A648E00000578-4707326-image-a-45_15003856377231500392051
"No Thanks. Please Close This Box!"