Ronaldo për fëmijët sirianë: Ju jeni heronj të vërtet (VIDEO)

Published on 26-12-2016

38

Cristiano Ronaldo njihet si njëri prej sportistëve më humanë në botë, shkruan zeri.info.

Ylli portugez i ndihmon gjithmonë të varfërit dhe iu gjendet afër popujve që përballen me fatkeqësi natyrore apo edhe tragjedi tjera të natyrave të ndryshme.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe me fëmijët sirianë, të prekurit e fundit nga lufta në Siri, për të cilët e ka një mesazh mjaft prekës.

“Kjo video është për fëmijët e Sirisë. Ne e dimë se ju jeni duke vuajtur shumë. Unë jam futbollist mjaft i famshëm, por ju jeni heronj të vërtet. Mos i humbni shpresat. Bota është me ju. Ne kujdesemi për ju. Unë jam me ju”, ka thënë në gjuhën angleze ylli i Real Madridit në video, raporton zeri.info.

Gjithsesi, vuajtjeve të sirianëve më së shumti ua dinë shqiptarët e Kosovës, të cilët po ashtu e kanë përjetuar luftën dhe krimet njerëzore.

Shpresojmë që lufta në Siri të përfundojë dhe të mbretërojë paqe në botë. /Zëri/

 

 

 

 

Enjoyed this video?
38
"No Thanks. Please Close This Box!"