Ronaldo shuan të gjitha dyshimet, ja çfarë ka vendosur për të ardhmen

Published on 09-07-2017

Kanë kaluar 23 ditë nga “bomba” e gazetës portugeze “A Bola”, e cila deklaroi se “Cristiano do të largohej nga Spanja”. Ishte një zbulim që tronditi të gjithë botën e futbollit. Tre ditë më parë ai ishte akuzuar për evazion fiskal me vlerë 15 milionë euro.
Mbështetja e klubit nuk i mungoi asnjëherë që prej atij momenti të vështirë. Por e ardhmja e tij ishte akoma e pasigurt, deri në ditën e sotme.
Spanjollja “AS” zbulon se portugezi ka vendosur të qëndrojë te Real Madrid. Vendimi i tij është marrë. Si rezultat, Real do ta përfshijë në qendër të projektit për sezonin që vjen.
“AS” zbulon se Ronaldo është shumë i kënaqur me lëvizjet e Los Blancos në merkato. Ai do të jetë në gjyq më 31 korrik për shkak të akuzave të mashtrimit, por kjo nuk do të pengojë qëndrimin e tij në Madrid.

Enjoyed this video?
auto_Ronaldo1499632735
"No Thanks. Please Close This Box!"