Rozana Radi i zgjon kujtesën Noizyt, ja çfarë thotë për reperin e njohur ( VIDEO)

Published on 15-10-2017

Rozana Radi ka qenë këngëtarja e parë e famshme që ka bashkëpunuar me reperin Noizy.

Këngët “Fly” dhe “Mr. Yesterday” janë ende të pëlqyera për publikun shqiptar, ndonëse kanë kaluar vite nga koha kur ato janë publikuar.

Por a i njeh Rozana këngët e kolegut të saj Noizy-t? Përgjigjet e saj në programin “Mos i fol shoferit”, na kanë habitur paksa.
“Nuk jam e dhënë pas hip hop, por e dëgjoj. Më pëlqejnë kënget që ka nxjerrë Noizy kohët e fundit. Ne e kemi nisur më para muzikën, unë shumë kohë më para por edhe Noizy kishte këngë para se të këndonim bashkë, por boom-in e madh e patëm të dy bashkë. Ndaj në rep di vetëm dy këngë të Noizy-t, ato që ka bërë me mua”, – ka thënë Rozana.
Nga ana tjetër këngëtarja e njohur ka thënë se i pëlqejnë edhe këngët e Ledri Vulës dhe Getoar Selimit, por as ato nuk di.

Enjoyed this video?
screenshot-18_1508063044-7052031
"No Thanks. Please Close This Box!"