Samsonenko përshëndetet me Vardarin, ky është sezoni i fundit

Published on 11-08-2017

Biznesmeni i njohur rus, Sergej Samsoneko, vendosi që ti jep fund sponsorizimit të tri ekipeve sportive në Maqedoni, gazeta Lajm, ua sjell deklaratën e plotë të Samsonenkos.

Deklarata e Samsonenkos e përkthyer nga gjuha maqedonase.

Të dashur qytetarë të Maqedonisë, miq!
Dje në mbrëmje u ktheva në Shkup, dhe isha i shqetësuar thellë nga ajo që kam lexuar në media, rrjetet sociale, dhe portale … Pyetja e parë që ia parashtrova vetes ishte se për çfarë arsye unë, së bashku me kolegët e mi nga Vardari meritojmë fyerje të tilla?
Maqedonia është shtëpi e dytë për mua dhe familjen time tash e 11 vite, në këtë periudhë unë nga zemra kamë investuar shumë në zhvillimin e sportit në vend. Të dashur miq, çmimi i asnjë bilete të vetme nuk mund, e as nuk dua të më kthej atë që unë kamë investuar pa ndonjë mbështetje, në hendboll të Maqedonisë, futboll, tenis, etj … pikërisht për këtë unë, në emrin tim dhe në emër të bordit FC Vardarit kemi marrë një vendim.
Gjatë kohë jam përmbajtur nga reagimet ndaj fyerjeve që u plasuan kundër meje nga media dhe individ të caktuar … dhe unë dua të them, mjaft më! Unë asnjëherë në jetën time nuk kamë përjetuar një linçim të tillë, fyerje dhe poshtërime të tilla sikurse ka ndodhur ditëve të fundit.
Faleminderit shumë, duket se kjo është kompensim për gjithçka që unë bëra. Mjaft më, vendimi, sado që ishte e vështirë megjithatë, unë e solla. Ky është sezoni i fundit në të cilin unë, Sergei Samsonenko si një investitor, investoj në tre klubet sportive në Maqedoni. Pas këtij sezoni, tri klubet sportive do tu kthehen ish-pronarëve në gjendje të shkëlqyer, me tituj, një renditje të mirë dhe pa asnjë detyrim. `
Rreth biletave për ndeshjen Vardar-Fenerbahce kam vendosur që të njëjtat të shiten me çmim të vetëm prej 300 denarë, pavarësisht nga sektori apo vendi. Të gjithë ata që kanë blerë bileta me çmim të vjetër, fondet do të rimbursohen.

Përpara Vardar!

Sergej Samsonenko.

Deklaratën e Samsonenkos në gjuhën maqedone mund ta lexoni KËTU

Enjoyed this video?
photo_verybig_4861
"No Thanks. Please Close This Box!"