Seanca konstituive e Kuvendit do të vazhdojë të martën

Published on 13-04-2017

parlamenti-i-maqedonise_1489927268-6262220

Në pjesën e pasdites nga vazhdimi i 12-të i seancës konstituive të Kuvendit, deputetët e VMRO-DPMNE-së në replikat e tyre dhe kundëreplikat kërkuan që LSDM-ja të heq dorë nga platforma e Tiranës dhe se ky është çelësi për dalje nga kriza politike ose të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me lokalet.

Nga LSDM-ja sërish e akuzuan kryesuesin Trajko Veljanovski se nuk e respekton Rregulloren sepse u lejon replikuesve  të flasin në tema të cilat nuk janë në përputhje me pikën e rendit të ditës – për zgjedhjen e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Kryesuesi me seancën konstituive Trajko Veljanovski në orën 18 ne ndërpreu seancën dhe vazhdimin e 13-të e caktoi për të martën më ,18 prill.

Enjoyed this video?
parlamenti-i-maqedonise_1489927268-6262220
"No Thanks. Please Close This Box!"