Sekuestrohen 41 kg kanabis në Permet

Published on 18-05-2017

Efektivat e Komisariatit të Policisë në Përmet kanë zhvilluar operacionin e koduar “Vila”, ku si rezultat janë sekuestrohen 41 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kannabis, si dhe është arrestuar 56 vjeçari me inicialet N.Ç.

 

Policia thotë se në automjetin fugon, i cili ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit u gjet një sasi prej 41 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

“Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N.Ç, 56 vjeç, banues në Përmet”, thuhet në njoftim.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, të Kodit Penal.

Enjoyed this video?
dasd_6542-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"