Sekuestrohet tjetër sasi e madhe droge në Korçë

Published on 30-05-2017

Goditet një tjetër rast i “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, ku policia e Korçës ka njoftuar për sekuestrimin e 13 thasëve me lëndë të dyshuar si Cannabis Sativa.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore si edhe gjatë kontrollit që shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë ushtruar në vendin e quajtur “Pylli i fshatit Lekas” kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

13 thasë me lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, me peshë 90 Kg.

Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin, kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Veprimet proceduriale të rastit u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. /Gazeta Express/

Enjoyed this video?
97b692ea-c564-429d-9e7d-ce9bbb9045c1_1496128581-9175856
"No Thanks. Please Close This Box!"