SHBA, në operacionet kundër bandave 1.378 të arrestuar

Published on 12-05-2017

10police

Në operacionet e ndërmarra kundër bandave të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë arrestuar 1 mijë e 378 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Në operacionin më të madh kundër bandave deri më tani nga Agjencia Kombëtare e Sigurimit, brenda 6 javësh janë arrestuar 1.378 persona.

Bëhet e ditur se 1 mijë e 95 persona prej të arrestuarve janë pjesëtarë të bandave ndërsa 238 prej tyre kanë kryer vepra penale dhe administrative. Ndërkaq, njoftohet se 900 pjesëtarë të bandave janë shtetas të SHBA-ve.

Në operacionet kundër bandave të cilët kryejnë trafikim ndërkufitar të armëve dhe të drogave, trafikim të femrave dhe vrasje, janë konfiskuar 238 armë, 270 kilogramë substanca narkotike dhe 500 mijë dollarë.

Enjoyed this video?
10police
"No Thanks. Please Close This Box!"