Shefiti në stilin e Neymarit, kalon disa kundërshtarë dhe shënon supergol (VIDEO)

Published on 14-06-2017

Shefiti në stilin e Neymarit, kalon disa kundërshtarë dhe shënon supergol (VIDEO)

Shkëndija mbrëmë barazoi 1-1 kundër austriakëve të Bad Radkersburg, në ndeshjen e parë kontrolluese në kuadrin e përgatitjeve në Slloveni, shkruan gazeta “Lajm”.

Sulmuesi i talentuar i Shkëndijës Shefit Shefiti shënoi një gol të bukur me këmbën e djathtë dhe atë në mënyrë maestrale.

Në minutën e 54-të, Shefiti e mori topin në gjysmëfushën e kundërshtarit kaloi disa lojtarë dhe pas kombinimi të dyfishtë me Juniorin doli përballë portierit dhe me një goditje të bukur e vendosi topin në rrjetë për barazim të rezultatit 1-1. Ishte ky një depërtim dhe një gol në stilin e sulmuesit Brazilian të Barcelonës, Neymar.

Ky gol i tij i solli barazim Shkëndijës ndaj Bad Radkersburg nga Austria./lajm

Enjoyed this video?
Shefiti në stilin e Neymarit, kalon disa kundërshtarë dhe shënon supergol (VIDEO)
"No Thanks. Please Close This Box!"