Shekerinska-Karaçanov: Bullgaria e mbështet Maqedoninë për në NATO dhe BE

Published on 02-11-2017

Bullgaria e mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE dhe pas nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë tashmë nuk ka çështje të diskutueshme mes dy vendeve, theksoi ministri bullgar i Mbrojtjes Krasimir Karakacanov pas takimit të sotëm në Sofje me ministren e Mbrojtjes të Maqedonisë Radmila Sekerinska.

“Për ne nuk ka asnjë problem me emrin e Republikës së Maqedonisë, tha Karakacanov, duke shtuar se prioritet i kryesimit bullgar të Këshillit të BE-së që fillon nga 1 janari do të jetë integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor.

Ministrja Shekerinska vlerësoi se Marrëveshja e nënshkruar për fqinjësi të mirë nuk është vetëm një copë letër, por një platformë për ndërtimin e bashkëpunimit të suksesshëm mes Maqedonisë dhe Bullgarisë në të gjitha fushat.

Shekerinska informoi se me Karaçanovin kanë biseduar për më shumë fusha konkrete në mesin e të cilave për trajnimin e pjesëtarëve të armatave, aktivitete të përbashkëta stërvitëse dhe këmbim të përvojave për reformat në mbrojtje dhe për procesin integrues euroatlantik.

Shekerinska dhe Karaçanov sot në Sofje nënshkruan edhe dy protokolle për bashkëpunim në fusën e aviacionit ushtarak dhe për inspektime laboratorike të lëndëve djegëse, materiale lubrifikante dhe lëngje speciale.

Enjoyed this video?
sekerinska_2
"No Thanks. Please Close This Box!"