Shënohet 47-vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinë

Published on 15-02-2017

UP

Në sallën e rektoratit të Universitetit të Prishtinës sot shënohet 47 vjetori i themelimit të këtij universiteti.

UP u themelua me Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Krahinës Socialiste të Kosovës më 18 nëntor 1969.
Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte një ngjarje historike për popullin e Kosovës dhe sidomos për kombin shqiptar.
Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë , më 15 shkurt 1970 u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit u shpall Ditë e Universitetit të Prishtinës.
Enjoyed this video?
UP
"No Thanks. Please Close This Box!"