Shënohet Dita Ndërkombëtare e Sklerozës Multiple

Published on 31-05-2017

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Sklerozës Multiple

Në prani të profesionistëve shëndetësorë, mjekë, infermierë dhe pacientëve, Klinika e Neurologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka shënuar 31 majin, Ditën Ndërkombëtare e Sklerozës Multiple.

Me këtë rast, u njoftua se në Kosovë ka mbi 1000 pacientë me sklerozë multiple, ndërsa vetëm 100 prej tyre marrin terapi imunomodulatore mbështetëse nga ana e shtetit.

Profesionistë të kësaj fushe, Nexhmedin Shala, Afrim Blyta dhe specialistë të tjerë të Klinikës së Neurologjisë dhe Shoqatës së Neurologëve, kërkuan nga vendimmarrësit të shikohet mundësia të ndihmohet kjo kategori e pacientëve për diagnostikim dhe rehablitim dhe trajtim sa më të mirë.

Po ashtu, u kërkua mbështetje me terapi imunomodulator për të gjithë pacientët e diagnostikuar me këtë sëmundje.

Në shënim të kësaj dite ishte i pranishëm edhe drejtori i SHSKUK-së, Curr Gjocaj, Zv/ministri në detyrë i Shëndetësisë, Kadir Hyseini dhe Valbon Krasniqi nga Kabineti i ministrit në detyrë.

Shoqata e Neurologëve të Kosovës, nderoi me një mirënjohje drejtorin Gjocaj, për përkrahje të vazhdueshme për pacientët me sklerozë multiple.

Enjoyed this video?
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Sklerozës Multiple
"No Thanks. Please Close This Box!"