Shilegov: Do të fillojë zgjidhje sistematike e ndotjes së ajrit në Shkup

Published on 08-11-2017

Qyteti i Shkupit, së bashku me MPB-në inicion ndryshime ligjore me të cilat gjatë kontrollit teknik të automjeteve, çdo automjet të mund në mënyrë ekologjike të hartohet dhe të marrë ngjitëse. Pastaj autoritetet e qytetit do të mund në mënyrë administrative t’i përjashtojnë automjetet që realisht kontribuojnë për ndotjen e ajrit.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, këtë sot e kumtoi pas takimit për ndotjen e ajrit në kryeqytet. Potencoi se për herë të parë fillon të zgjidhet problemi në mënyrë sistematike me ndotjen, si të ajrit ashtu edhe të mjedisit.

“Pres se këtë mund ta bëjmë edhe në formë ligjore dhe se deri në fund të vitit do të kalojë deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Deri në fund të vitit të ardhshëm do të mund të kemi automjete të hartuara, në kuptim ekologjik, në territorin e tërë shtetit. Dhe kështu në mënyrë administrative ta ndalojmë komunikacionin për automjete – ndotës”, tha Shilegov në Klubin e deputetëve.

Ai sqaroi se nuk do të ketë implikime shtesë financiare ndaj buxhetit të qytetarëve sepse edhe ashtu secili qytetar kryen kontrolle teknike gjatë vitit. Dallimi, siç tha, është që gjatë matjes së nxjerrjes së gazrave, që diku zbatohet, e diku jo, do të mund të kategorizohet automjeti, çfarë dhe sa sasi të gazrave të liruara ka dhe në pajtim të asaj të hartohet në kuptim ekologjik.

Shilegov potencoi se kjo është vetëm një ide dhe se duhet të përpunohet. Çdo automjet do të duhet të marrë ngjyrë adekuate të ngjitëses si ato që i kemi gjatë regjistrimit të automjetit.

Sipas tij, masa “çift-tek” është e padrejtë sepse ka automjete të reja të cilat kanë regjistrim çift dhe të vjetra që kanë tek dhe të cilat, siç tha, realisht më shumë e ndotin ajrin.

Shilegov përsëriti se siç do të rritet ndotja e ajrit do të vendoset rritje graduale e çmimit të parkimeve, ndërsa do të ulet çmimi i transportit publik.

Kryetari i Qytetit të Shkupit tha se ngrohja në mënyrë afatmesme do të zgjidhet me gasifikimin i cili, siç tha, tani më e premtoi. Është planifikuar që në periudhën e ardhshme të fillojnë bisedime dhe negociata me operatorin i cili e shfrytëzon sistemin qendror me qëllim të mundësojë ulje eventuale të çmimit të ngrohjes qendrore dhe stimulim për kyçje në sa më shumë amvisëri, nga ata të cilët janë tërhequr ose asnjëherë nuk kanë qenë të kyçur.

Enjoyed this video?
133954146
"No Thanks. Please Close This Box!"