Shilegov: Mos fitoni poena politike me gjuhën shqipe

Published on 06-09-2017

Deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov nga foltorja e komisionit për sistem politik sot ka folur në lidhje me propozimin për ligjin e gjuhëve që është në diskutim e sipër para anëtarëve të këtij komisioni.

Shilegov mes tjerash tha ”Mos krijoni frikë pa mos u bazuar në realitet në lidhje me ligjin e gjuhëve. Askush nga Berova, Dellçeva dhe nga Vinica nuk do të jenë të detyruar që të përdorin gjuhë tjetër që nuk është gjuhë e tyre amtare. Nuk është e përgjegjshme që të krijohen kështu debate. ” tha Shilegov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përndryshe, sot është dita e dytë e diskutimit për këtë ligj në komisionin parlamentar për ligjin për gjuhët.
Diskutimi duhet të vazhdojë edhe nesër, ndërsa propozim ligji duhet të jetë para deputetëve deri më 14 shtator.

Enjoyed this video?
auto_Petre-Shilegov-780x4391504711600-620x330
"No Thanks. Please Close This Box!"