Shkaku i zgjedhjeve lokale, vendimi për rastin e Kumanovës shpallet muajin e ardhshëm

Published on 14-10-2017

Vendimi për rastin “Lagjja e Trimave”, në vend ditës së martë, do të shpallet më 2 nëntor, njoftoi Gjykata Themelore Shkup 1.

Nga atje thonë se shtyrja e aktgjykimit është me kërkesë të Ministrisë së Brendshme, për shkak të angazhimit të madh të policisë, lidhur me sigurimin e zgjedhjeve lokale.

“Sot në Gjykatën Themelore Shkup 1 Shkup, ka arritur kërkesa e Ministrisë së Brendshme të Republikës së Maqedonisë – Zyra për Sigurim Publik, në të cilin thuhet se, për shkak të rritjes së angazhimit të MPB-së lidhur me sigurimin e zgjedhjeve lokale dhe sigurimin e delegacioneve nga jashtë në Maqedoni, në të cilën janë angazhuar një numër i madh i policëve, seancat gjyqësore të planifikuar për 17 dhe 19 tetor, në të cilin duhet të publikohen vendimet mbi këto raste, të shtyhet për një termin tjetër, gjegjësisht pas 1 nëntorit”, tha gjykata.

Nga atje vendimi për aktgjykimin në rastin “Lagjja e Trimave” në vend të 17 tetorit, ndërsa shpallja e vendimit për të akuzuarin Sulejman Osman, i cili gjykohet gjithashtu për ngjarjet në Kumanovë, por me procedurë të veçantë, në vend të 19 tetorit, të jetë më 3 nëntor.

 

Enjoyed this video?
kumanova_1507976093-7954737
"No Thanks. Please Close This Box!"