Shkëndija, në Lituani për histori

Published on 24-07-2017

Shkëndija, në Lituani për histori

“Kuqezinjtë” për herë të katërt në historinë e paraqitjeve Evropiane ndeshjen e parë do ta luajnë si mysafirë. Paraprakisht ka ndodhur me Partizanin e Beogradit në vitin 2011 në Champions dhe vitin e kaluar me Neftchin e Gentin në UEFA Europa League.

Udhëtimi evropian i Shkëndijës vazhdon të enjten në Vilnius të Lituanisë ku në kuadër të raundit të tretë të eliminatoreve të UEFA Europa League “kuqezinjtë” përballen me Trakain. Kjo do të jetë hera e katërt në histori që Shkëndija ndeshjen e parë do ta luajë si mysafire.

Të enjten e kaluar në Finlandë kundër HJK Helsinkit skuadra jonë zhvilloi ndeshjen e 20-të të Kupat e Evropës, ku është përballur nga dy herë me 10-të kundështarë, pesë prej të cilëve ka arritur t’i eliminojë. Prej Partizanit të Beogradit në debutim në vitin 2011 e deri te HJK Helsinki të enjten, Shkëndija regjistron 8 fitore, 5 barazime dhe 7 disfata. Stacioni i radhës është Vilniusi i Lituanisë, ku pason përballja e parë me Trakain.

Pikërisht kjo do të jetë hera e katërt në Kupat Evropiane që “kuqezinjtë” ndeshjen e parë do ta luajnë si mysafirë. Paraprakisht ka ndodhur me Partizanin në Beograd në vitin 2011, ndërsa dy herët tjera janë në udhëtimin e vitit të kaluar kur ndeshja e parë luhej jashtë kundër Neftchit të Azerbajxhanit dhe Gentit të Belgjikës. Tani ekipi shkon në Lituani për histori të re, duke kërkuar rezultat pozitiv para revanshit me 3 gusht kur do të synohet kalimi në play off të UEFA Europa League.

Enjoyed this video?
Shkëndija, në Lituani për histori
"No Thanks. Please Close This Box!"