Shkolla më e vjetër shqipe në rajonin e Strugës me dekada e lënë pas dore (Video)

Published on 04-06-2017

Shteti tërësisht e ka harruar shkollën më të vjetër në gjuhën shqipe në komunën e Strugës. Bëhet fjalë për shkollën “Ekrem Jakupi” në fshatin Koroshishtë. Deri më tani asnjë qindarkë nuk është investuar për riparimin e saj edhe pse prej këtu ka filluar të përhapet arsimi në gjuhën shqipe në rajonin e Ohrit dhe Strugës.

Edhe nga të reshurat më të vogla të shiut, çatia e objektit të kësaj shkolle të ndërtuar në vitin 1946, pikon. Problem shtesë janë edhe tualetet që janë të vendosura jashtë shkollës, raporton Alsat-M.

Televizioni i njëjtë ka informuar për gjendjen e kësaj shkolle para më shumë se një viti, por autoritetet përkatëse nuk kanë bërë asgjë edhe pse çdo vit në Ministrinë e Arsimit është dorëzuar kërkesë për ndihmë.

Në këtë shkollë mësojnë rreth 200 nxënës nga fshatrat Koroshishtë dhe Xhepin.

Enjoyed this video?
shkolla-koroshishte_1496569450-6829690
"No Thanks. Please Close This Box!"