Shkup, zbulohen armë dhe municion

Published on 23-10-2017

Sektori për Punë të Brendshme Shkup – Njësiti për tregti të palejuar, deri te Prokuroria Themelore Publike parashtroi padi penale kundër Z.G (57) nga Shkupi për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer dy vepra penale “përpunim të paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti me armë dhe materie shpërthyese” dhe “fshehje të mallrave të cilat janë lëndë kontrabandimi dhe mashtrimi doganor”, janë paraparë dhe ndëshkuara edhe sipas nenit 396 dhe nenit 278-b nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë.

Siç kumtoi MPB, pas masave të ndërmarra operuese-taktike, Njësiti për tregti të palejuar ka ardhur deri në informacione se Z.G ka blerë sasi më të mëdha armësh dhe municion. Një pjesë prej tyre i ka bartur në motoçikletë të cilin e ka drejtuar, ndërsa një pjesë është gjendur në shtëpinë e tij.

Armët e marra janë dorëzuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme për ekspertizë.

Enjoyed this video?
Armatim-696x454
"No Thanks. Please Close This Box!"