Shkupi i pasur me shpirt të varfër

Published on 31-01-2017

mevludinimeri

Shkruan: Mevludin Imeri

Shkupi, një qytet tepër i pëlqyer për ta parë, i veshur në një mënyrë aq të bukur, saqë sigurisht mund të përfshihet në mesin e qyteteve më të bukur në Ballkan, por edhe më gjerë, njëkohësisht njëri ndër qytetet më të varfër nga gjithë vendet e rajonit.

Të kalosh nga sheshi “Maqedonia” të duket se po kalon në një nga qytetet më të shtrenjta dhe luksoze të botës. Shkupin, kryeqytetin tonë, e kanë veshur në mënyrë aq luksoze, duke i vendosur petka të shtrenjta, saqë të bën të mendosh se popullata e këtij vendi është ndër popujt më të pasur në botë dhe se të hollat nuk kanë ku t’i harxhojnë.
Me një fjalë pamja fizike e shesheve përtej urës është një pamje që shihet vetëm në vendet me zhvillime të mëdha ekonomike. Sheshet e Shkupit të mbushura me kuaj, e ndërtesat me fasada luksoze, të cilat arrin shifrat diku rreth 270 milion euro vetëm për një objekt, ndërsa populli zvarritet rrugëve dhe është nevojtar për një qindarkë. Ky është Shkupi në realitet.

Shkupin e vërtetë mund ta shohim, nëse vetëm një herë kemi kaluar në sheshet luksoze, e i kemi parë njerëzit se si janë të ulur në ata pllaka super luksoze e shumë të shtrenjta dhe kërkojnë lëmoshë nga njerëzit kalimtarë.

Thënë ndryshe, gjendja e Shkupit është sikurse edhe vet gjendja e politikanëve, të cilët po udhëheqin me të. Janë veshur në një petka shumë të shtrenjtë e të bukur, e që duken aq të mirë në pamje dhe nuk e ndjejnë asnjëherë as të ftohtin e as të nxehtin që sjell dimri, ose konkretisht vera. Kurse nga brenda janë aq të pazemër, aq varfanjak, saqë nuk i thonë askujt “Mirdita”, ose “Ditën e mirë”, nëse nuk kanë interes.

Enjoyed this video?
mevludinimeri
"No Thanks. Please Close This Box!"