Shkupi kërkon fitore pranë Muzeut të Alfabetit

Published on 12-05-2017

2a-nuhiu

Humbja e paplanifikuar në shtëpi javën e fundit nga Pobeda e Prilepit e ka sjell në situatë të vështirë, skuadrën  e Shkupit, në luftën për mbijetesë të sigurt. Katër javë para përfundimit të sezonit futbollistik, skuadra nga Çairi ka 33 pikë, vetëm një më tepër se Pobeda e vendit tetë (ky vend luan në balotazh). Skuadrën shqiptare, të shtunën, e prêt një udhëtim i vështirë, ai në Manastir kundër Pelisterit që lufton për sigurimin e vendit të tretë që i mundëson luajtje në Europë.
Mirëpo, trajneri i Shkupit, Ardian Nuhiu, nuk dorëzohet, por beson në forcën e ekipit të tij.

“Luajmë kundër ekipit që po luan mirë në fushën e tyre në Manastit dhe para tifozëve të vet. E kemi analizuar çdo detaj të lojës së tyre, dhe unë besoj tek futbollistët e mi dhe tek shpirti i tyre luftarak. Lojtarët tanë kanë zhvilluar ndeshje shumë të mira, edhe në këtë të fundit krijuam raste të shumta, mirëpo na mungoi fati sportiv. Besoj se ndaj Pelisterit çdo njëri  prej tre do ta lë shpirtin në fushë për të marrë maksimumin nga kjo ndeshje”, është shprehur trajneri Ardian Nuhiu.
Shkupit në Manastir do t’i mungojnë dy titullarët Ermedin Adem edhe Dimitrija Llazarevski. Ndeshja Pelister-Shkupi do të luhet të shtunën me fillim prej orës 16:30 minuta./lajm

 

Ndeshjet, java e 33-të
(E shtunë, ora 16:30)

Pelisteri-Shkupi
(E diel, ora 16:30)
Renova-Sileks
Makedonija GJP-Shkëndija
Rabotnicki-Vardar
Bregallnica-Pobeda

Renditja:
1.Vardar                           75
2.Shkëndija                      62
3.Rabotnicki                            52
4.Pelister                          48
5.Renova                          45
6.Sileks                                   42
7.Shkupi                           33
8.Pobeda                           32
9.Bregallnica                    21
10.Makedonija GJP          19

 

Enjoyed this video?
2a-nuhiu
"No Thanks. Please Close This Box!"